Rama, takim virtual me Borrell

rama tumo 1100x620

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama.

Borrell u shpreh se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE dhe progresin në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit në mars të këtij viti.

Borrell nënvizoi nevojën për të vijuar me reformat kyçe dhe theksoi se kontributi i të gjitha forcave politike është thelbësor që vendi të bëjë hapin e radhës për hapjen e negociatave.