Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rindërtimi një vit nga tërmeti, Rama: Na vonoi pandemia dhe procedurat e donatorëve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 11:19 | Politikë
Rindërtimi një vit nga tërmeti, Rama: Na vonoi pandemia dhe

1324 familje vijojnë të jenë në çadra, ndërkohë që 34 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë vendosur për rindërtimin.

Në bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka objektiv që deri në pranverën e ardhshme, të dorëzojë çelësat për mbi 2500 banesa individuale, ndërsa janë projektuar 4800 apartamente në lagjet e reja.

Aktualisht, në terren, për rreth gjysmën e projekteve, janë dorëzuar çelësat e banesave. Shifrat janë të kënaqshme për kryeministrin Edi Rama, i cili kujdeset të theksojë edhe barrierat me të cilat janë hasur gjatë kësaj rruge.

Situata e rënduar me shifrat e Covid duhet shmangur me mbajtjen e maskave, tha shefi i qeverisë, pa lënë thumbimet për akuzat e përditshme të opozitarëve. Rama nuk vë në dyshim fjalën e Komitetit të Ekspertëve, ndaj mbron idenë e mësimit “online”.

Për kërkesat e studentëve që kanë nisur protestat, Rama garantoi kthimin e çdo qindarke të shpenzuar për këtë muaj “online”.

Sipas kryeministrit, jemi në kohë lufte dhe armiku i padukshëm duhet luftuar nga të gjitha frontet.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani