Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rreziku për terrorizëm, eksperti Dyrmishi tregon pozitën e Shqipërisë dhe të kthyerve nga Siria

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 19:37 | Kronikë
Rreziku për terrorizëm, eksperti Dyrmishi tregon pozitën e

Sulmet terroriste të ditëve në Europë kanë ngjallur shqetësim nëse mund të pasohen me ngjarje të ngjashme në vende të tjera. Duke iu referuar një rritjeje graduale të ekstremizmit dhe ideologjizimit të fesë në rajon, Arjan Dyrmishi, ekspert i çështjeve të sigurisë thekson se Shqipëria nuk përjashtohet nga harta e kërcënimit terrorist.   

“Në vitet e fundit, sidomos me daljen e ISIS si një model i ndryshëm, jo ai vertikal i organizimit, por më shumë horizontal, ka ndryshuar edhe qasja, taktika e organizimit të sulmeve terroriste, që individë të caktuar kudo që janë mund të kryejnë akte terroriste në emër të terrorizmit islamik dhe mjafton që më parë sulmit, ose më mbrapa, duke e lënë në formë të shkruar që akti i tyre të afirmohet që është kryer në emër të organizatës”, thotë Dyrmishi. 

Sipas Dyrmishit, mosshënjestrimi i deritanishëm i Shqipërisë nga sulmet terroriste e ka një shpjegim: “Në përgjithësi, vendet e Ballkanit nuk kanë qenë, përveçse në raste sporadike, nuk kanë qenë shumë objekt i organizatave terroristë për të kryer sulme, për arsye se Ballkani shihet si terren kryesisht rekrutimi”. 

https://a2news.com/2020/11/03/sulmet-ne-vjene-e-france-antiterrori-ne-alert-masat-qe-do-te-merren/

E teksa ngjarjet e fundit kanë shtuar vëmendjen ndaj ekstremizmit fetar dhe terrorizmit, Shqipëria ndodhet në mes të operacionit të kthimit të grave dhe fëmijëve nga kampi i Al Haël në Siri: “Nuk mendoj se ata përbëjnë ndonjë burim indoktrinimi. Indoktrinimi këtu ka qenë më herët, që nga momenti që ata përmes indoktrinimit zgjodhën të ndërmarrin atë rrugë. Ajo që shihet si rrezik i mundshëm potencial tek këta njerëz, është fakti që ata me dijet e tyre, me ekspozimin e tyre dhe motivimin e tyre, këtu bëhet fjalë për personat e rritur, mund të përbëjnë rrezik për ndërmarrjen e akteve të ndryshme terroriste”. 

Por, si e vlerëson eksperti angazhimin e shtetit shqiptar në luftën ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit?

“Është po ajo mesatare që mund të shihet për eficencën administrative në përgjithësi të strukturave shqiptare”, shprehet Dyrmishi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani