Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmet në Vjenë e Francë, antiterrori në ''alert''. Masat që do të merren

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 19:15 | Kronikë
Sulmet në Vjenë e Francë, antiterrori në

Pas sulmeve terroriste në Austri dhe Francë, Antiterrori shqiptar ka rritur nivelin e sigurisë në vend. Ambientet publike, aeroportet dhe portet janë disa nga pikat ku do të ketë prezencë të shërbimeve si dhe do të rritet numri i patrullimeve të policisë.

Masat do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, për shkak edhe të festave, ndërsa shtim të sigurisë do të kenë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë.

Nga ana tjetër, mësohet se do të ketë shkëmbime informacioni në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë, ndërsa persona të skeduar ose të dyshuar në fushën e terrorizmit do të mbahen nën vëzhgim.

https://a2news.com/2020/11/03/rreziku-per-terrorizem-eksperti-dyrmishi-tregon-poziten-e-shqiperise-dhe-te-kthyerve-nga-siria/

Vetëm gjatë muajit që lamë pas, në Shqipëri u arrestuan disa shtetas iranianë, ndërsa një tjetër u dëbua me dyshimet e aktiviteteve terorriste. Në tetor të vitit të kaluar, Policia e Shtetit identifikoi anëtarët e një celule terroriste iraniane që planifikonte sulme terroriste në Shqipëri kundër MEK, ndërsa në dhjetor të 2018 Shqipëria shpalli person të padëshiruar ambasadorin e Iranit në Tiranë dhe një diplomat tjetër, pasi kishte dyshime se ishin pjesëmarrës “në aktivitete që cenonin sigurinë në Shqipëri”.    

Nga viti 2015 e deri më sot, nga vendi ynë janë dëbuar 80 persona të kombësive të ndryshme. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani