Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sulmet terroriste në Francë dhe Austri, Britania ndez alarmin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 19:06 | Bota
Sulmet terroriste në Francë dhe Austri, Britania ndez alarmin

Mbretëria e Bashkuar ka ndezur alarmin mbi sulme të mundshme terroriste pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit në Francë dhe Austri.

Ministrja e Brendshme Priti Patel, me anë të statusi në Twitter, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe njoftoi se kërcënimi terrorist në vend ka ndryshuar nga “shqetësues” në “shumë i madh”.

“Ndryshimi që i kemi bërë kërcënimit terrorist nuk është bazuar nga një kërcënim specifik, por merret si masë paraprake”, sqaroi ministrja.

Atentatori kryesor i sulmit terrorist në Vjenë një natë më parë u konfirmua se ishte Kujtim Fejzullahu, i lindur në kryeqytetin austriak, por me prindër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. 20-vjeçari kishte postuar madje edhe një foto me dy armë në llogarinë e tij në Instagram, para se të kryente sulmin, konfirmoi ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Pasi nisi të qëllonte mbi njerëzit pranë një sinagoge në orën 20:00, i armatosur me një armë automatike, një pistoletë dhe një hanxhar, Fejzullahu nisi të ecte nëpër rrugët e qytetit me një rrip (të rremë) me lëndë shpërthyese dhe plagosi edhe 22 vetë para se të neutralizohej dhe të qëllohej për vdekje nga policia rreth orës 20:09.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani