Trump apo Biden? Rama: I kam të dy miq

Edi Rama 1100x620

“Nëse Trump do të zgjidhet, do të ishte diçka e dëmshme për Amerikën dhe botën”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama 4 vite më parë, kur Trump nuk ishte ende kandidati zyrtar për president, ndërsa sot duket se gjërat kanë ndryshuar.

Kryeministri Rama u pyet në konferencën e sotme nga gazetarja e A2, Marsela Karapanço nëse kishte një preferencë mes dy kandidatëve në SHBA, ndërsa u shpreh se i ka të dy miq.

“Nëse më pyesni për preferencën mes Bashës dhe Monikës, mund t’ua them që më pëlqen Basha. Më çoni në Amerikë dhe më kërkoni parapëlqime për dy njerëz që i kam edhe miq të dy, kjo nuk shkon. Te Luli dhe Monika dihet që kam mik Lulin dhe jam në konflikt interesi”, u shpreh Rama.