Viti i ri akademik online, Kryemadhi: Tallje e qeverisë, studentët nuk u pyetën

kryemadhi 3 nentor frame 1055 1100x620

Nisjen e vitit të ri akademik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka quajtur si një tallje të qeverisë me studentët, ku këta të fundit nuk janë pyetur, por janë vënë përpara faktit të kryer.

Kryemadhi flet për mungesë organizimi të institucioneve arsimore me infrastrukturën online.

“Si gjithmonë studentët shqiptare gjenden të papërgatitur, gjenden përballë fakteve të kryera dhe vendimeve që nuk janë konsultuar asnjëherë jo vetëm me student, por as me stafin akademik. Studentët tanë vazhdojnë të jenë pjesë e talljes dhe arrogancës, abuzimit të qeverisjes në ikje, që në vazhdimësinë e kësaj situatë që po bëhet problematike shkon drejt mbylljes së universiteteve, duke krijuar një mundësi të pamundur për studentët që të kenë një mësim normal.

Jo të gjitha familjet shqiptare kanë mundësi që të kenë një komunikim nëpërmjet internetit online, ashtu sikurse nuk po flasim më për standardin dhe cilësinë e mësimdhënies, që shkencat juridike apo ato sociale mund ta kenë më komod komunikimin online, por shkencat e natyrës, fakulteti i mjekësisë, të cilët bazën kryesore të mësimdhënies kanë laboratorët dhe praktikat. Kështu që kjo është një gjë që do dëshiroja të dija edhe opinionin e Ministrisë së Arsimit, nëse është pyetur ajo për këtë vendim të menjëhershëm 2 ditë përpara se të fillonte viti akademik studentor”, tha Kryemadhi.