Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhja e Amerikës, rrjetet sociale, ndikimi i tyre në fushatë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 22:54 | Bota
Zgjedhja e Amerikës, rrjetet sociale, ndikimi i tyre në fushatë

Donald Trump u rrit në pushtet dhe popullaritet falë rrjeteve sociale. Ai përdor Twitter-in për t’i thënë botës gjithçka që bën e mendon, gjatë të gjithë kohës. Edhe përpara zgjedhjeve të 2016-s, por edhe këtë herë, ai është akuzuar se ka shkaktuar polemika të shumta, nga dyshimet për votën me postë, e deri tek bindja se edhe këtë herë, ai do të fitojë. Por, a do të ndikojnë mediat sociale këtë herë, në një rezultat ndryshe në zgjedhje? A do të ndikohet publiku këtë nëntor? Ekziston një skenar i zgjedhjeve, që i jep vetë drejtuesve të rrjeteve sociale, një ndjenjë ankthi e stresi.

Gjithnjë, orët mes mbylljes së qendrave të votimit dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar, shoqërohet me panik e miliona statuse. Por, ky nëntor, mund të jetë krejt ndryshe. Ankthi mund të mos zgjasë me orë, por me ditë, apo javë të tëra. Miliona vota me postë, do të duhet të numërohen në kohë rekord. Në qoftë se të dy, Donald Trump dhe Joe Biden deklarojnë fitoren mbrëmjen e 3 nëntorit apo mëngjesit e datës 4, rritet frika për dhunë mes komuniteteve tashmë të polarizuara në SHBA. Dhe inati mund të shtohet duke nisur nga rrjetet sociale. Edhe vetë kreu i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se ishte i shqetësuar.

“Me kombin tonë të ndarë dhe rezultatin e zgjedhjeve, që potencialisht mund të kërkojë ditë apo javë për t’u finalizuar, mund të rrisë rrezikun për protesta civile përqark vendit”, tha Zucberberg përmes Facebook-ut.

Në atë çka mund të jetë hera e parë në histori, kompanitë më të mëdha të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, kanë punuar bashkë për një plan skenar për rezultatet e ndryshme të fitores. Dhe kjo duket se do të jetë një lojë se kush do të fitojë mbrëmjen e 3 nëntorit. Një moment i tremb bosët e rrjeteve sociale: vota me postë.

Mesa duket, vota me postë do të shkojë për demokratët, kjo për shkak të asaj çka vetë Trump ka thënë, kur i ka kërkuar mbështetësve të tij që të votojnë në qendrat e votimit dhe jo me postë. Demokratët, nuk e shohin si pengesë votimin me postë. Kjo  mund të krijojë atë që njihet si “Mirazhi i kuq” natën e numërimit të votave dhe “Ndryshimin blu”, një ditë më pas.

Sipas këtij skenari, Trump mund të fitojë më 4 korrik, kjo sepse ende nuk ka përfunduar numërimi i votave me postë. Por pak orë më pas, po përmes rrjeteve sociale, Biden mund të shpallë fitoren. Por Trump, edhe orët e fundit përpara 3 nëntorit, ka shpallur fitoren në Twitter, pa vënë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve. “Ne do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve natën e zgjedhjeve, jo ditë, muaj apo vite më vonë” shkroi presidenti. Por ankthi për drejtuesit e rrjeteve sociale fillon këtu.

Në qoftë se Trump do ta shpallë menjëherë fitoren, me siguri do ta bëjë atë përmes Twitter-it dhe Facebook-ut. Por, këto platforma e kanë deklaruar, se pa akuivok, nuk do ta lejojnë që ta bëjë këtë gjë. Twitter thotë se do të fshijë çdo informacion që mund të shpërqendrojë publikun e çdo rezultat të shpallur, pa u certifikuar më parë nga autoritetet zyrtare.

Po njësoj, shprehet edhe Facebook, drejtuesit e të cilit, thonë se nuk do të lejojnë shpalljen e rezultateve, para rezultatit zyrtar. Ndaj, mundësia është vetëm një: Trump shpall fitoren dhe bllokohet në çdo media sociale në botë. Për këto të fundit, ky është moment kritik, pasi përballen edhe me presione, përvese ngarkesës në rrjet. Ato mund të ndëshkohen në të ardhmen. Po ashtu si Trump, edhe Biden mund të shpallë fitoren teksa republikanët po përpiqen të rrëmbejnë shtetet e lëkundura. Çfarë do të ndodhë me skenarin tjetër? Që Biden të fitojë votën popullore, por fitues të shpallet Trump? E sigurt është se asnjë prej kandidatëve nuk do ta pranojë mposhtjen. Kjo nënkupton probleme serioze, për rrjetet sociale në mbarë botën. Siç ka bërë në 4 vjet, edhe këto ditë Trump ka folur për “Fake News” dhe keqinformim ndërsa në media është diskutuar sërish për ndërhyrjen e huaj.

Akuzat mbeten për t'u provuar pas 3 nëntorit. Janë 126 milionë amerikanë, votues e përdorues të rrjeteve sociale, që duket se fituesin e këtyre zgjedhjeve do ta presin përmes Facebook-ut, Instagram-it apo Twitter-it.

A2 CNN Livestream

Dita jonë