9 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus në Kosovë

koronavirusi Kosove 1100x620

Rriten ndjeshëm rastet ditore me koronavirus në Kosovë.

Kështu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistuar 546 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës. Qytetet me më shumë raste të reja në ditën e fundit janë ato të Prishtinës dhe Gjakovës.

Po ashtu, autoritetet njoftuan që 9 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 714 .

Numri total i të prekurve në Kosovë është 21.545 raste nga të cilat 5002 raste janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829.