Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Biden: Kur të gjitha votat të numërohen, ne do të jemi fitues

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 22:23 | Bota
Biden: Kur të gjitha votat të numërohen, ne do të jemi

Kandidati Joe Biden doli përballë mediave, jo për të shpallur zyrtarisht fitoren, por për të deklaruar votën popullore dhe falënderuar mbështetësit për një fushatë që duket fituese për demokratin.

“Miçigani mbyllet sot dhe jemi shumë optimist me Pensilvaninë, ku 75% e votave me postë janë demokrate. Në votën popullore jemi përpara me 3 milionë”, deklaroi kandidati demokrat, optimist pas fitores në Uiskonsin.  

“Unë dhe Kamala Harris do të kemi fituar më shumë vota sesa çdo president tjetër demokrat”, shtoi Biden duke pranuar se, “ka qenë një fushatë e vështirë në një kohë të vështirë, por kur këto zgjedhje të përfundojnë, duhet të lëmë pas retorikën, të ulim tonet dhe të dëgjojmë sërish njëri-tjetrin, me respekt, për të bashkuar kombin. Nuk do të jete e lehtë, por kjo është fitore për të gjithë”, deklaroi Biden.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani