Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bilanci italian, mbi 30 mijë të infektuar, 10% e tamponëve rezulton pozitiv

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 17:56 | Bota
Bilanci italian, mbi 30 mijë të infektuar, 10% e tamponëve

Në Itali sot bilanci i pandemisë shënon sërish shifra shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit kanë qenë 30550 personat e infektuar.

Ndërkohë, viktimat janë në linjë me ditën e djeshme, 352 kundër 353 të ditës së djeshme, që çon numrin total të tyre drejt shifrës 40 mijë.

Sipas të dhënave, rreth 10% i tamponëve rezulton pozitiv, një e dhënë jo e mirë sipas ekspertëve, ndërkohë që të shtruarit në terapi intensive janë 2292.

Lombardia me 7800 raste mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Kampanja me më shumë se 4 mijë raste, dhe Piemonte me 3577.

A2 CNN Livestream

Dita jonë