Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Champions League, rikthehet Ronaldo, Juve kërkon kthesën ndërsa portugezi rekordin

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 12:16 | Futboll
Champions League, rikthehet Ronaldo, Juve kërkon kthesën ndërsa

Champions vijon sot me sfidat e tjera në grupe. Juventus do të kërkojë të harrojë humbjen kundër Barcelonës dhe për këtë, ndeshja kundër Ferencvaros do të jetë mundësia më e mirë.

Bardhezinjve iu është rikthyer lideri, ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili do të synojë rekordin personal të 100 fitoreve në Champions.

Barcelona ndeshet me Dinamon e Kievit të përgjysmuar, me ukrainasit të cilët nuk kanë në dispozicion 9 futbollistë, të prekur nga Covid-19.

Lazion e pret një transfertë e vështirë në Rusi, përballë Zenit. Interesant pritet të jetë edhe dueli mes gjermanëve të Leipzig dhe francezëve të Paris Saint Germain.

A2 CNN Livestream

Dita jonë