Dalin për sherr me shufra hekuri në dorë, “trimat” e zgjidhin me takim grushti

Ky është momenti i çuditshëm kur një burrë del i acaruar nga makina e tij dhe shkon kërcënueshëm drejt një shoferi tjetër, me një shufër hekuri në dorë. Por, papritur, ata e zgjidhin mosmarrëveshjen dhe takojnë grushtin me njëri-tjetrin.

Pamjet tregojnë se si dy burrat debatojnë ashpër me njëri-tjetrin dhe kur duket se do të përleshen, gjërat marrin një kthesë të papritur dhe ata e zgjidhin mosmarrëveshjen që kishin.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur në Birmingem të Anglisë.