“Darka e fundit”, qytetarët mbushin baret dhe restorantet para rikthimit të izolimit në Angli

Qytetarët në Angli kanë mbushur baret dhe restorantet mbrëmjen e së martës, duke shijuar “darkën e fundit” përpara rikthimit të izolimit të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Restorantet dhe baret kanë parë një rritje të ndjeshme të numrit të klientëve, po ashtu edhe supermarketet, ku qytetarët janë dyndur për të siguruar ushqimet e nevojshme para se kufizimet e reja të hyjnë në fuqi të enjten.

Menaxherët e restoranteve u shprehën se mbyllja e parë u shoqërua me ankth te klientët, ndërsa këtë herë, sipas tyre, ata e kanë pritur më ndryshe, duke synuar të “shijojnë” deri në sekondën e fundit lirinë.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se niveli i vdekshmërisë nga pandemia do të jetë dyfish më i lartë gjatë dimrit se ai i regjistruar në valën e parë të infeksionit.