Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”, Trump po mbledh fonde për betejën ligjore

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 18:36 | Bota
“Demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”, Trump

Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.

Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 e-mail-e që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që në shtetet ku po zhvillohet beteja për votat e Kolegjit Zgjedhor të ketë parregullsi.

Gjatë një tubimi në Kenosha, Uiskonsin, një ditë para zgjedhjeve, Trump tha se avokatët e tij do të luftonin fort për votat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani