“Dua më shumë… Shqipërinë”, amerikanët që zgjodhën të jetojnë dhe bëjnë biznes në vendin tonë

Të largohesh nga Shtetet e Bashkuara për të jetuar dhe bërë biznes në Shqipëri, kur shumica e shqiptarëve synojnë të kundërtën. Kjo është historia e dy investitorëve amerikanë, që prej vitesh jetojnë me familjet e tyre në vendin tonë.

Jeff Barret dhe Mark Crawford kanë zgjedhur fusha të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre, por ajo që i bashkon është dashuria për Shqipërinë. Të dy e flasin shqipen në mënyrë të përsosur dhe flasin kështu për eksperiencat e tyre.

Barret dhe Crawford e kanë ndjekur me vëmendje fushatën presidenciale. Ata kanë qëndrime të ndryshme në mënyrën se si jeta politike në Amerikë ndikon në klimën e investimeve në vend.

Pavarësisht marrëdhënieve të ngushta, investimet amerikane në vend sot zënë një peshë të vogël në ekonominë shqiptare. Por, si Barret ashtu edhe Crawford janë të mendimit që ky është një problem që i takon vetëm politikës dhe drejtësisë shqiptare për ta zgjidhur.