“Exit poll”-i i CNN: Ekonomia, faktori më i rëndësishëm për votuesit

hypatia h 2e06c1198b1e165a2518a13936017cdc h ef7955e8e2cc649f69a67b38b793ee5f 1100x620

Çështja më e rëndësishme për votuesit në zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara është ekonomia, pasi rreth 2/3-at e personave të intervistuar nga CNN dhanë këtë përgjigje në exit poll-in e parë pas votimit.

20% e votuesve zgjodhën pabarazinë racore si çështjen kryesore dhe pak a shumë i njëjti numër votuesish ka zgjedhur pandeminë e koronavirusit si kryesore.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e votuesve kanë thënë se është më e rëndësishme të përmbahet koronavirusi sesa të rindërtohet ekonomia. Të ndarë në dysh ishin votuesit edhe për mënyrën sesi po menaxhohet kriza shëndetësore, gjysma mendojnë mirë, gjysma keq.

Ndërsa mbështetësit e presidentit kanë deklaruar masivisht se po votojnë pro Trump dhe jo kundër Biden. Por ndërkohë që 4 në 5 mbështetës të Trump deklarojnë këtë, personat që votojnë për Biden thjesht sepse janë kundër Trump janë më të shumtë.