Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fiton zgjedhjet kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi një muaj më parë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 09:59 | Bota
Fiton zgjedhjet kandidati që kishte vdekur nga koronavirusi një muaj

Një kandidat për Kongresin në Dakotën e Veriut, i cili muajin e kaluar ndërroi jetë nga koronavirusi, ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.

Republikani David Andahl vdiq në moshën 55-vjeçare, por u zgjodh për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti.

Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.

A2 CNN Livestream

Dita jonë