Garë “kokë më kokë” në Florida

0c18709f e6bd 4535 aab3 700fe3846931 1100x620

Sipas projeksioneve të deritanishme të CNN, presidenti Donald Trump do të fitojë në Oklahoma, Kentaki dhe Indiana, ndërsa kandidati demokrat Biden, do të fitojë në Masaçusests, Delauer, Uashington DC, Merilend dhe Vermont.

Sipas këtyre projeksioneve, Trump mbledh në këtë mënyrë 26 vota në Kolegjin Zgjedhor, deri tani, ndërsa Biden 30 të tilla.

Gara mbetet tepër e fortë në Florida, në shtetin ku edhe votoi vetë presidenti Trump. Në vitin 2016 ai doli triumfues atje me vetëm 1 pikë përqindje më shumë se Clinton. Sipas numërimit të deritanishëm, Trump ka një epërsi të lehtë ndaj Biden, me 0,8 pikë përqindje më tepër.