Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Juventusi fiton lehtësisht ndaj ekipit të Uzunit, triumfon edhe Barcelona

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 22:56 | Futboll
Juventusi fiton lehtësisht ndaj ekipit të Uzunit, triumfon edhe

Juventusi mori një fitore të lehtë 1-4 në transfertën hungareze ndaj Ferencvaros, me të cilin aktivizohet edhe shqiptari Uzuni.

Bardhezinjtë nuk e vunë thuajse në asnjë moment në diskutim fitoren në këtë ndeshje, ku kaluan në avantazh me anë të Moratas vetëm pas 7 minutash lojë. Spanjolli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 60, ndërsa realizoi edhe Dybala para se vendasit të shënonin një autogol.

Uzuni, i cili vetëm pak ditë më parë kaloi koronavirusin, luajti vetëm 10 minuta në këtë ndeshje, e cila u mbyll me golin e nderit nga Ferencvaros në minutën e 90.

Ndërkohë, edhe Barcelona arriti të marrë 3 pikët në ndeshjen e tretë të grupeve të Champions, duke mundur 2-1 Dinamon e Kievit.

Pas 3 ndeshjeve të para, ky grup udhëhiqet nga Barça me 9 pikë, Juventusi i dyti me 6 pikë, ndërsa Dinamo e Kievit dhe Ferencvaros kanë vetëm nga një pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë