Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kategoria Superiore, kampionati nis me duel titulli

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 10:29 | Futboll
Kategoria Superiore, kampionati nis me duel titulli

Pas afro dy muajve pritje, Kategoria Superiore nis këtë të mërkurë sezonin e ri. Kampionati nis menjëherë me duelin e titullit ndërmjet Tiranës kampione në fuqi dhe Kukësit pretendent. Për shkak të problematikës me fushat, supersfida do të luhet në Korçë.

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, u shpreh: “Kthehemi për ndeshjen e parë, ku luajmë kundër ekipit kampion. Kundërshtari ka histori dhe ka vlera, por për ne është shumë e rëndësishme të njohim veten tonë dhe do të hyjmë në këtë sfidë me objektiva të qarta”.

Pas rezultateve zhgënjyese në miqësore, Partizani tregoi një pjesë të potencialit në turin e parë të Kupës, ndërsa ka kureshtje për ekipin e ndërtuar nga Ilir Daja, që prej dënimit nga FIFA nuk arriti të kryente përforcime në merkato.

“Ana pozitive e bojkotit është se kemi pasur më tepër kohë që të punojmë me grupin. Ndaj Kastriotit na pret një ndeshje e vështirë, sepse ata kanë një skuadër që luan së bashku prej tre vitesh. Miqësoret kanë pasur si qëllim eksperimentimin, nuk janë tregues konkretë”, deklaroi Daja.

Mjaft interes ka edhe për debutimin e Vllaznisë, që me investitorë të rinj, trajnerin Brdariç dhe shumë blerje, e nis sezonin me synime të mëdha: “Jemi plotësisht të përqendruar te ndeshja me Apoloninë. Presim të shpërthejmë në këtë takim të parë. Kemi tre muaj që stërvitemi për këtë ndeshje të parë të kampionatit. Synojmë ta nisim me fitore. Ky është objektivi i vetëm, i kemi të gjitha mundësitë ta realizojmë”.

Ndeshja tjetër që mbyll javën e parë të Kategorisë Superiore do të luhet në Durrës, ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut, në orën 16:45.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani