Kufizimet në Itali, mbyllen muzetë e Vatikanit

1 20 1100x620

Muzetë e Vatikanit do të mbyllen nga nesër nën kufizimet e reja të vendosura nga qeveria italiane, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Muzeu në Castel Gandolfo, rezidenca papale verore jashtë Romës dhe turet në varret dhe rrënojat nën bazilikën e Shën Pjetrit do të pezullohen, njoftoi Vatikani të mërkurën.

Të mërkurën, qeveria italiane urdhëroi mbylljen e të gjithë muzeve në vend si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të masave Covid-19.

Italia fqinje ka raportuar më shumë se 750,000 raste të Covid-19 dhe 39,000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.