Manchester Utd bie në Turqi, Lazio rrëmben një pikë me shumë mungesa në Rusi

lazio 1100x620

Manchester United ia ka vështirësuar kualifikimin vetes pasi është mundur në transfertën turke ndaj Basaksehir me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Skuadra turke shënoi 2 herë brenda 40 minutave të para, ndërsa në vijim Manchester United nuk arriti të realizojë më shumë se një gol dhe doli pa pikë nga kjo tranfertë. Pavarësisht humbjes, United mbetet në vendin e parë në grup me 6 pikë, por PSG dhe RB Leipzig mund t’i rrezikojë kualifikimin në 3 ndeshjet e fundit.

Takimi tjetër i luajtur më herët këtë të mërkurë në Champions League, ishte ai mes Zenitit dhe Lazios, e cila vinte në këtë ndeshje me 7 mungesa në formacion. Megjithatë, skuadra italiane arriti të dalë me një pikë nga Rusi. Zeniti shënoi në pjesën e parë me Erokhin, ndërsa Caicedo barazoi në minutën e 83-të të ndeshjes.

Pas këtij takimi, Lazio mban vendin e parë në grup me 5 pikë, por rrezikohet të zbresë më poshtë pasi Dortmund dhe Club Brugge KV do të luajnë mbrëmjen e sotme.