Najdovski, heroi i Tiranës. Partizani e nis kampionatin me humbje

najdovski 1100x620

Ka nisur sot Kategoria Superiore, me kampionët në fuqi të Tiranës që kanë treguar menjëherë forcën duke mundur Kukësin me rezultatin e pastër 2-0.

Ishte maqedonasi Filip Najdovski autori i të dy golave për bardheblutë që në pjesën e parë. Në të dyja rastet pas zhvillimeve të një goditjeje këndi.

Ndërkohë, Partizani e nis në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja humbi 2-1 ndaj Kastriotit.

Bylis dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0.