Një ditë pas zgjedhjeve, SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

MB TRUMP frame 1051 1100x620

Pas 3 vitesh vonesë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë që tërhiqet formalisht nga marrëveshja e arritur në Paris për çështjen e klimës.

Presidenti Trump e njoftoi një lëvizje të tillë në qershor të vitit 2017, por rregullat e Kombeve të Bashkuara e kishin paracaktuar se vendimi i tij do të bëhej efektiv pikërisht sot, një disa pas zgjedhjeve.

Amerika mund t’i bashkohet sërish kësaj marrëveshjeje nëse një president do të vendos të bëjë këtë gjë.

Akordi i Parisit u draftua në vitin 2015 dhe kishte si qëllim të forconte përgjigjen globale përballë kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.