Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Patozi: Tifozët e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane bëjnë mirë të qetësohen

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 20:17 | Politikë
Patozi: Tifozët e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane

“Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjnë mirë të qetësohen, jo thjesht për faktin se historia nuk u ka caktuar ndonjë rol për të luajtur, që diçka atje të ndryshojë. Mbi të gjitha se janë energji pa lidhje, të cilat shpenzohen për "një luftë" që nuk na përket aspak, ndërkohë kur mund t'i ruanin ato kaloritë e çuara dëm kot për fushatën e 25 prillit”.

Kështu i komenton zgjedhjet në Amerikë dhe ndikimin e tyre në Shqipëri Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike.

Më tej, ai shkruan se fushata për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duhet shfrytëzuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi, në funksion të ndryshimit të Shqipërisë. Kjo po, që është sfida dhe beteja jonë, për të cilën ia vlen çdo sakrificë, shkruan ai.

“Jo për gjë, por mund t'ia fusin edhe kot, si në qëndrime të pamatura, ashtu edhe në parashikime. Njoh unë njërin, për shembull, që u fry si gjel para 4 vjetëve, duke dashur të bënte lajm global më herët se amerikanët të vendosnin, por që ende nuk i ka ikur e skuqura e veshëve, ngaqë i foli goja përpara mendjes”, mbyllet postimi i Patozit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani