Plagosje më armë zjarri në Krujë

policia pogradec 600x338

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Tapizë të Krujës.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 15:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.