Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Projeksioni i CNN: Biden fiton në Vermont

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 01:59 | Bota
Projeksioni i CNN: Biden fiton në Vermont

Joe Biden duket se do të marrë të 3 votat e Kolegjit Zgjedhor që shkojnë nga shteti i Vermontit, sipas një projeksioni të CNN.

Në total, kandidatit demokrat, do t’i duhen 270 vota në Kolegjin Zgjedhur për të fituar zgjedhjet. Në vitin 2016, shteti verior u fitua nga kandidatja demokrate Hillary Clinton, por që nuk arriti të fitonte garën e përgjithshme.

Sipas përllogaritjeve paraprake të exit poll, Joe Biden është në avantazh në garën për presidencën në Shtetet e Bashkuara, ku mund të marrë 273 vota elektorale. Këtu ndikon shkëputja e madhe në Miçigan me 8 vota më tepër, Uinskonsin me 10 dhe në Arizona me 6 vota.

Me këto tre shtete, Biden mund të mbështetet te 16 vota të Miçigan, 11 të Arizonas dhe 10 të Uinskonsin, për një total prej 38 votash elektorale. Biden duket se ka edhe një avantazh me 4 pikë në Pensilvenia, ku përcaktohen 20 vota elektorale, por këtu diferenca është mjaft e vogël për të dalë në një përfundim statistikor. Në Florida dhe në Karolinën e Veriut, gara është tejet e fortë dhe fituesi në të dy këto shtete duket ende i pasigurt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë