Projeksioni i CNN: Trump fiton në Indiana

965badeb 3636 4a69 9cf2 8f12675461b8 1100x620

Presidenti Donald Trump do të dalë fitues në shtetin e Indianës, sipas një projeksioni të CNN. Në këtë shtet ka 11 vota të kolegjit zgjedhor, nga 270 që i duhet një kandidati për të fituar vendin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka dalë fitimtar në këtë shtet edhe në vitin 2016.

Në një telefonatë me gazetarë, pjesëtarë të skuadrës së presidentit Donald Trump shprehën besimin se numri i madh i votuesve në qendrat e votimit u jepte shpresë për fitore, pavarësisht epërsisë së demokratëve me votat e hedhura para ditës së votimeve.

“Jemi shumë dakord me skuadrën e Biden për mënyrën sesi shkuan gjërat deri në ditën e votimit”, tha menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien. “Por nuk biem dakord për atë që po ndodh në ditën e zgjedhjeve. Ata besojnë se votat e hedhura sot do të ecin paralel me votat e hedhura para ditës së votimit”, shtoi ai.