Promovuesja e teorive konspirative fiton një vend në kongresin amerikan

hypatia h b356778a7b08001714254d03dad0844f h 9d1280f783bd0b843708a594f66a830d 1100x620

Marjorie Taylor Greene, promovuese e teorive konspirative, fitoi një vend në kongresin amerikan ku do të përfaqësojë veriperëndimin e shtetit të Xheorxhias.

Republikania fitoi garën kundër rivalit John Cowan, neurokirurg, edhe pas raportimeve që ajo ishte mbështetëse e lëvizjes “QAnon”, një teori konspirative sipas së cilës presidenti Trump lufton në fshehtësi për të rrëzuar një sekt satanik pedofilësh.

Por pavarësisht kësaj, ajo fitoi në gusht garën e brendshme mes republikanëve, ndërsa Trump e quajti një yll të së ardhmes së partisë.

Ajo ka bërë disa deklarata të forta, si për shembull që George Soros, i mbijetuar i Holokaustit, ka bashkëpunuar me nazistët. Ajo e quan “Q”, nismëtarin e lëvizjes, një hero që ia vlen të dëgjohet. Gjithashtu ka deklaruar se postet qeveritare në Shtetet e Bashkuara po pushtohen nga myslimanët, ndërsa i bënte thirrje myslimanëve që të qëndronin në Lindjen e Mesme.