Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Protestuesit përplasen me policinë para Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 02:46 | Bota

Mijëra protestues të lëvizjes “Black Lives Matter” u mblodhën në sheshin para Shtëpisë së Bardhë në ditën e zgjedhjeve në SHBA, madje disa prej tyre patën edhe përleshje me forcat e rendit pasi shumë prej tyre nuk pranuan të lëviznin një mjet të parkuar keq.

Policët shoqëruan disa prej pjesëtarëve të grupimit që ka kërcënuar të vijojë me protestat nëse Donald Trump rizgjidhet president.

Në kryeqytetin amerikan ishin të pranishëm edhe disa prej mbështetësve të Trump, edhe pse shumë më të paktë në numër,

Edhe në Los Anxhelos dhe Nju Jork forcat e rendit po përgatiten për probleme të ngjashme, pasi Garda Kombëtare është mobilizuar në 16 shtete.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani