Reagimet ndërkombëtare, Gjermania e shqetësuar: SHBA drejt krizës kushtetuese

Gjermania shbaa 1100x620

Zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për garën e ngushtë presidenciale shikohen me mjaft shqetësim në arenën ndërkombëtare.

Qeveria gjermane nuk ka komentuar zyrtarisht atë që po ndodh atje, por ministrja e Mbrojtjes, Annegret Karrenbauer, foli për një situatë shumë shpërthyese.

Ajo mbështeti qëndrimin e analistëve që paralajmëruan një krizë kushtetuese në SHBA, teksa foli për deklaratën e Trump lidhur me përfshirjen e Gjykatës së Lartë në procesin e numërimit.

Zhvillimet në zgjedhjet presidenciale amerikane janë komentuar edhe në Britani. Kryeministri Boris Johnson refuzoi të dënonte pretendimin e parakohshëm të Trump për fitore, pavarësisht kritikave të opozitës. Ndërsa ministrat e tjerë britanikë shprehën besim në institucionet amerikane se kanë aftësi të nxjerrin një rezultat të drejtë.