Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rregullat për pandeminë në 17 gjuhë në Belgjikë, mes tyre edhe në shqip

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 17:20 | Aktualitet

Qeveria belge ka vendosur që të publikojë në 17 gjuhë rregullat e reja për shkak të situatës së koronavirusit, duke marrë shkas se mesazhi nuk kalonte gjithmonë.

Prandaj, Setis, një qendër përkthimi, mori iniciativën për të përkthyer 6 rregullat e arta në 17 gjuhë të ndryshme. Mes gjuhëve në listë është turqishtja, shqipja, rusishtja, arabishtja, etj.

Mes rregullave të publikuara në shqip shkruhet se alarmi i koronavirusit në Belgjikë është në stadin 4 dhe vendi kalon në mbyllje të përforcuar.

Nga 2 nëntori, deri më 13 dhjetor, në mjedis të brendshëm lejohet prania e një personi të afërt, ndërsa jashtë lejohen deri në 4 persona, duke ruajtur distancën 1,5 m. Objektet fetare janë të hapura, por pa ceremoni. Në tabelën e mëposhtme gjenden rregullat e reja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë