Shefi i vaksinës së Oksfordit optimist se deri për Krishtlindje do mësohet nëse vaksina funksionon

11111 1 1100x620

Një nga shkencëtarët kryesorë që po merret me vaksinën e koronavirusit të Oksfordit, thotë se ekziston një “shans i vogël” që deri për Krishtlindje të mësohet nëse vaksina ka efekt apo jo.

“Hapi i parë është të arrijmë në pikën ku mund të bëjmë një analizë dhe të kuptojmë nëse vaksina funksionon apo jo. Unë jam optimist se mund të arrijmë në atë pikë para fundit të këtij viti” u tha Andrew Pollard, ligjvënësve britanikë gjatë një seance dëgjimore të komitetit qeveritar të mërkurën.

Pollard theksoi gjithashtu se të dhënat duhet të rishikohen nga rregullatorët para se vaksina të shpërndahet dhe se ai nuk e dinte afatin kohor të këtij procesi.

Universiteti i Oksfordit po zhvillon vaksinën e tij me gjigantin farmaceutik AstraZeneca. Provat e fazes së tretë për vaksinën filluan në shtator, ndërsa rezultatet nuk dihen ende.