Tigri i rrallë fotografohet në Indi

Një tigër i rrallë i zi është shfaqur ditët e fundit në Indi për të lënë të mahnitur adhuruesit e kafshëve.

Kjo specie, e njohur ndryshe si tigri melanistik mund të gjendet në Odisha dhe sipas ekspertëve në këtë shtet ndodhen vetëm 8 ekzemplarë të tillë.

Fotografi amator Soumen Bajpayee arriti të fotografonte grabitqarin i cili rrezikon që të zhduket.