Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump shpalli fitoren në zgjedhje, reagojnë disa ish-senatorë republikanë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 09:30 | Bota
Trump shpalli fitoren në zgjedhje, reagojnë disa ish-senatorë

Disa senatorë të njohur republikanë kanë reaguar pas deklaratës së presidentit Donald Trump, i cili shpalli fitoren në zgjedhje edhe pse një pjesë e mirë e votave nuk janë numëruar ende.

Në një deklaratë për median amerikane, ish-senatori dhe këshilltari i Trump, Chris Christie e quajti deklaratën e presidentit të gabuar.

“Është një vendim stategjik dhe politik i gabuar”, tha Christie.

Edhe ish-senatori republikan i Pensilvanisë, Rick Santorum dënoi fjalimin e Trump. “Është shumë e gabuar të përdorësh fjalët mashtrim dhe vjedhje në zgjedhje”, tha ai.

Ndërsa Ben Shapiro, një kritik i njohur i kreut të Shtëpisë së Bardhë, i konsideroi deklaratat të papërgjegjshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani