Zëvendësuesi i Van Dijk që nuk është as në FIFA 21

williams rhys 1100x620

Jurgen Klopp vendosi që të sjellë në ekipin e parë të Liverpool të riun Rhys Williams, pas dëmtimit të rëndë të kapitenit Virgil van Dijk. Diçka e tillë ka gjetur të papërgatitur dizenjuesit e lojës FIFA 21.

Videoloja e famshme nuk e ka fare futbollistin 19-vjeçar, i cili luajti titullar në Champions League me një nga klubet më të mirë të Evropës.

EA Sports, ndërmarrja që prodhon FIFA 21, nuk e kishte marrë aspak parasysh faktin që Williams mund të luante me “The Reds”, pasi ishte vështirë që në të njëjtën kohë të dëmtoheshin edhe Fabinho dhe Matip.