Zgjedhjet në SHBA, New Jersey dhe Arizona legalizuan marijuhanën, Florida rriti pagën minimale

Screenshot 3 1 1100x620

Përveç zgjedhjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë për 4 vitet e ardhshme votuesit amerikanë dhanë verdiktin e tyre dhe për shumë çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin në shtete të ndryshme.

Kështu në New Jersey dhe Arizona votuesit i thanë po legalizimit të marijuhanës për qëllime rekreative, ndërsa Oregoni miratoi përdorimin për qëllime terapeutike të psilocibinës, drogës haluçinogjene, e njohur ndryshe si kërpudhat magjike.

Masat për drogën ishin në mes të qindra pyetjeve që iu bashkëngjitën fletëve votimit, për të cilat amerikanët duhet të vendosnin, si për abortin, taksat etj. Në total ishin 132 pyetje statutore dhe kushtetuese që u shfaqen në fletët e votimit këtë vit në 32 shtete të ndryshme.

Ndër temat kryesore, në Kolorado votuesit rrëzuan një masë që do të ndalonte abortin e vonë, Kalifornia miratoi rritjen e pagës minimale dhe Kalifornia përjashtoi drejtuesit e makinave për transport dhe shpërndarje nga një ligj që do i bënte ata punonjës të kompanive të tilla si Lyft dhe Uber, në vend se kontraktorë të pavarur.