Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 17:24 | Kronikë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër - Velipojë.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti rrugor është regjistruar në fshatin Trush, ku janë përplasur dy mjete, një autoveturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë