Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tjetër padi në SPAK, objekt i radhës një gjyqtar

prokurori aleanca 1100x620

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona, për akuzën e “shpërdorimit të detyrë” dhe “korrupsion”.

Padia ndaj gjyqtarit Tona vjen pasi ai javën e kaluar pushoi hetimin e nisur pas kallëzimit të AMT kundër nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri tani ka bërë disa padi në SPAK në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.