Covid-19, jashtë kontrollit në Francë

paris 1100x620

Epidemia e koronavirusit ka shënuar 58 046 raste të reja në 24 orët e fundit në Francë, ndërsa janë regjistruar 363 viktima.

Shqetësues edhe numri i të shtruarve në spital, ku vetëm ditën e fundit janë shtruar në spital rreth 3000 persona, 447 prej të cilëve në terapi intensive.

Në Paris, vatrën kryesore të koronavirusit, autoritetet lokale kanë vendosur që të pezullojnë edhe dërgimin e porosive të ushqimit nëpër banesa në fashën orare 22:00-06:00.