Kadastra e Vlorës nuk gjen paqe, ndërrohen sërish shefat

Kadastra ne Vlore 1100x620

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) e Vlorës nuk gjen paqe. Ndërrohen sërish shefat e sektorëve.

Zv.drejtor rikthehet Klodian Troci i pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”.

Ndryshimet kanë konsistuar në pozicionin e shefit të hartografisë dhe shefit të legalizimeve.

Në vendin e Klodian Trocit si drejtues i IKMT-së emërohet zv.kryetar i bashkisë së Himarës, Simbol Pazaj.