Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koreja e Jugut miraton testin që zbulon gripin sezonal dhe Covid-19, nga një kampion

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 09:08 | Bota
Koreja e Jugut miraton testin që zbulon gripin sezonal dhe Covid-19, nga

Koreja e Jugut ka miratuar një test të vetëm, i cili mund të zbulojë gripin sezonal dhe virusin Covid-19, nga një kampion i vetëm.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Koresë së Jugut për Sigurinë e Ushqimit dhe Barnave.

Përmes kësaj metode, pacientët mund të marrin rezultatet nga një test i vetëm brenda tre deri në gjashtë orë, u shpreh zyrtari shëndetësor i Koresë së Jugut, Yoon Tae-ho.

"Kjo pritet të zvogëlojë barrën e punonjësve mjekësorë dhe shqetësimin e pritjes për pacientët," tha Yoon.

Ndërkaq, të enjten, Koreja e Jugut raportoi 125 raste me koronavirus, rritja më e lartë ditore që nga 23 tetori, sipas Agjencisë së Parandalimit të Kontrollit të Sëmundjeve Kore (KDCA). Nga këto raste, 17 ishin të importuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë