Kuvend në seancë plenare, në rend dite buxheti 2021

MB PARLAMENTI frame 0 1100x620

Sot, deputetët mblidhen në seancë plenare ku në rend si pikë kryesore është listuar votimi në parim i buxhetit të vitit 2021, pasi më parë është shqyrtuar nen për nen në komisionet parlamentare.

Banka e Shqipërisë, ndërkohë, kërkon të bëhet kujdes me shpenzimet në një kohë kur pandemia është ende prezente në botë dhe kjo ndikon në mbledhjen e më pak të ardhurave sesa është parashikuar në buxhet.

Gjithashtu, në votim do të hidhen edhe projektvendimet që kanë të bëjnë me strukturat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe çfarë lidhet me to, për ta mbyllur ditën me një diskutim të lirë në fund.