Mediu: Rama dhe klani i tij i shohin shqiptarët si numra votash, po i largojnë nga vendi

Gjatë një takimi me koordinatorët e zonës së Baldushkut në Tiranë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se regjimi i korruptuar i Edi Ramës, siç e quajti ai, ka shkatërruar çdo institucion shtetëror, “ato nuk u shërbejnë më njerëzve, por interesave klanore dhe korruptive”.

“Rama dhe klani i tij janë kundër shqiptarëve, ata përbuzin dhe i shohin njerëzit si numra votash duke i shkelur çdo mundësi dhe të drejtë, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria: Rama është vendosur kundër shqiptarëve, kundër Europës.

Rama është i vendosur në manipulimin e zgjedhjeve, prandaj opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e kthejnë atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe Europës”, u shpreh Mediu.