Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Miratohet në parim projektbuxheti për vitin 2021

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 14:46 | Ekonomi

Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2021 me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, e quajti buxhetin e përmirësimit të ekonomisë shqiptare.

“Treguesit negativë të rritjes ekonomike kanë prekur të gjithë vendet e botës dhe ne nuk mund të ishim imun. Ndaj, pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Megjithatë, ulën pritshmërinë për rritjen ekonomike të parashikuar në fund të vitit 2020 me -6,1%, por parashikojmë rritje me terma pozitivë në vitin 2021. Konkretisht, presim një rritje prej 5,5%, duke rikthyer dukshëm ekonominë shqiptare drejt rendit rritës dhe rritjes së qëndrueshme. Besimi ynë bazohet jo vetëm në faktin se situata është menaxhuar më së miri, por edhe se fondamentet bazë të ekonomisë janë të qëndrueshme dhe solide.

https://a2news.com/2020/11/05/projektbuxheti-rama-po-rindertojme-me-ritme-te-jashtezakonshme-nese-votoni-lulin-merrni-peshqesh-ilirin-dhe-moniken/

Të shprehim votën në favor të një buxheti, i cili shpreh angazhimin e qeverisë për një rimëkëmbje ekonomike në një periudhë afatmesme”, u shpreh ministrja Denaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani