Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mos u ankoni për çmimin e frutave, kjo arkë mandarinash kushton 10 mijë dollarë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 22:13 | Lifestyle

Tashmë jemi në sezonin e mandarinave, dhe jemi mësuar me pamjen e arkave plot me agrumet e shijshme në tregjet e qyteteve tona.

Po sikur një nga këto arka, me rreth 20 kile mandarina të kushtonte gati 10 mijë dollarë, pothuajse 500 dollarë kilogrami i tyre?  

Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në Japoni, dhe mandarinat në fjalë janë një variant i veçantë i prodhuar në prefekturën e Ehimes, në jug të vendit.

Pjesërisht pa fara dhe të ëmbla, këto agrume prodhohen vetëm nga 100 persona. Këtë vit cilësia është veçanërisht e mirë, çka ka sjellë edhe çmimet e larta, si kjo e kësaj arke të shitur në tregun Ota të kryeqytetit Tokyo.

Edhe pse mandarinat e Ehimes janë një veçanti, frutat kushtojnë përgjithësisht shumë në Japoni. Ato cilësohen pothuajse si produkt luksi në vendin aziatik, blihen në raste festash ose shkëmbehen si dhurata, traditë kjo shumë e përhapur në shoqërinë japoneze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli