Nadal, 1000 fitore në karrierë

nadal 1 1100x620

Rafael Nadal regjistroi një arritje të jashtëzakonshme në karrierë, duke siguruar triumfin numër 1000.

Spanjolli fitoi me vështirësi përballë bashkëkombasit të tij, Feliciano Lopez, pas tri seteve tejet të luftuara.

Në klasifikimin special, Nadal e sheh veten pas emrave të mëdhenj si Jimmy Connors (1 274), Roger Federer (1 242) dhe Ivan Lendl (1 068).

Suksesi i parë i Rafael Nadal në turneun ATP është regjistruar në vitin e largët 2002, ndërsa pas kësaj arritjeje, spanjolli synon triumfin e parë në Mastersin e Parisit.