Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në kërkim ndërkombëtar, 47-vjeçari arrestohet në Vlorë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 10:08 | Kronikë
Në kërkim ndërkombëtar,  47-vjeçari arrestohet

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ra Gazmir Mehmetaj, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Mehmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi ishte dënuar në Itali me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë