Nis izolimi në Angli, qytetarët të bllokuar deri në dhjetor

Një bllokim i ri 4-javor ka filluar në Angli, në mesnatë.

Qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa dyqanet, baret, restorantet, pubet dhe palestrat janë të mbyllura.

Policia ka njoftuar ndëshkime për shkeljen e rregullave, ndërsa izolimi do të përfundojë më 2 dhjetor.

Më herët, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se niveli i vdekshmërisë nga pandemia do të jetë dyfish më i lartë gjatë dimrit se ai i regjistruar në valën e parë të infeksionit.